February 28, 2021
Portali Shprehja

VMRO-DPMNE-ja bllokon propozim-Ligjin për Klinikën e re Universitare

VMRO-DPMNE-ja bllokon propozim-Ligjin për Qendrën e re Klinike Universitare. Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, deputetët e opozitës propozuan mbi 2.000 amendamente kundër propozimit të pushtetit. Edhe pse javë më parë deklaruan se mbështesin ligjet me interes kombëtar dhe janë të gatshëm për kompromis, opozita sot befasoi shumicën parlamentare. Javë më parë, kryeministri Zoran Zaev i zgjati dorën e bashkëpunimit deputetëve të opozitës, të cilëve i ofroi edhe shumicë në mbikëqyrjen e projektit. Deri tani për shkak të mos miratimit të ligjit, ndërtimi i Qendrës Klinike Universitare ka dështuar dy herë. Partitë shqiptare, mbështesin propozimin e pushtetit.

.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Nuk është diskutuar për shkarkime, u sqaruan të gjitha sonte

admin

Koka: Arrestimet dhe paraburgimi i protestuesve ka për qëllim frikësimin

Redaksia 2

Deponia në Vizbeg, ende po pastrohet

admin

Leave a Comment