November 28, 2022
Portali Shprehja

VMRO DPMNE-ja nuk mori pjesë në takimin e sotëm “Zhan Mone”, kjo është arsyeja

Gazetar: Mefail Ismaili

Takimi i sotëm i procesit Zhan Mone, në të cilin deputetët diskutojnë për ndryshime të rregullores për punën e Kuvendit u mbajt pa përfaqësuesit e VMRO-së. Koordinatori i Grupit parlamentar të opozitës maqedonase, Nikolla Micevski deklaroi se nuk janë duke e bojkotuar punën e procesit “Zhan Mone”. Ai e ka akuzuar kreun e Kuvendit se e ka caktuar ditën e sotme për vazhdimin e takimeve, pa u konsultuar me opozitën, duke e ditur që deputetët e opozitës paraprakisht kanë pasur agjendë të caktuar për aktivitete të tjera dhe takime me euro deputetët. Sipas Micevskit, veprimi i këtillë i pushtetit është bërë për ti ikur kritikave për punën e Kuvendit, sidomos gjatë punës së Komisioneve.

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni nuk ishte e konsultuar për datën dhe kohën e saktë për organizimin dhe mbajtjen e vazhdimin të procesit “Zhan Mone”… Mënyra me të cilën u mbajt Zhan Moneja e sotme pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe ose koalicionit më të madh në Kuvend hedh dyshime për të gjithë kredibilitetin e këtij procesi. Pse Xhaferi vendosi të bëjë vazhdim të procesit Zhan Mone? Vallë sepse në moment janë të mëdha vërejtjet e Komisionit Evropian ndaj punës së Kuvendit dhe udhëheqjen e tij me vetë Kuvendin”, deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Kryetari i Kuvendit tha se takimin e sotëm të Zhan Monesë e ka caktuar që në datën dy nëntor, ndërsa një takim paraprak ishte shtyrë me kërkesë të VMRO-DPMNE-s. Pas takimit të sotëm, deputetët e shumicës parlamentare deklaruan se shprehin keqardhje që nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase. Komisioni Evropian në raportin e fundit për përparimin e vendit tonë ka theksuar një sërë vërejtjesh për punën e Kuvendit, mes të cilave potencohet se “Kuvendi duhet pa anulim të mëtejshëm ti zbatojë propozimet për të cilat është arritur marrëveshje për reforma të brendshme, gjatë kohës së rrethit të tretë nga dialogu Zhan Mone, në fillim të vitit 2022”./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment