June 22, 2021
Portali Shprehja

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme, Mickoski: Punojmë për sigurimin e shumicës

VMRO-DPMNE në përpjekje të re për të nxitur zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kreu i partisë, Hristijan Mickoski, opsionin e vetëm në Parlament e sheh për të votuar mosbesimin/mocionin ndaj Qeverisë. Për këtë, thotë Mickoski, ata po negociojnë me deputetë nga partitë e tjera, dhe gjoja me një deputet nga koalicioni i LSDM-së. Mickoski e tha këtë sot pasi analizoi qeverisjen katër-vjeçare të Zoran Zaevit.

Çdo ditë me Zaevin si Kryeministër, Maqedonia jonë humbet. Përgjegjësia për ndryshimin e qeverisë më shumë i takon opozitës. Unë bie në gjumë dhe zgjohem nga ajo përgjegjësi. Dhe do të vazhdoj të luftoj … Bëhet fjalë për atë shumicë të re parlamentare. Në momentin që i kemi ata 61 deputetë, ne do ta informojmë publikun. Por, a është përfshirë një pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së, në ato negociata – po, është përfshirë – deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kohët e fundit, Kryeministri Zaev ka thënë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të mbahen në kohën e rregullt, që do të thotë në vitin 2024. Ai pyeti Parlamentin në muajin mars dhe deputetët votuan besim ndaj Qeverisë. Përndryshe, këtë javë skadojnë 90 ditët ligjore nga ky deklarim i fundit i deputetëve, pastaj votimi eventual i besimit të Qeverisë mund të vijë në rend dite në Parlament.

Igor Stefanovski

.

Të Ngjajshme

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

admin

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

11 qytete të vendit rezultojnë pa raste aktive me COVID

admin

Leave a Comment