December 4, 2021
Portali Shprehja

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të shpejta! LSDM dhe BDI paralajmërojnë zgjerim të shumicës parlamentare

VMRO-DPMNE urgjentisht kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare si zgjidhje e vetme për të dalë nga kriza politike në të cilën është futur vendi. Sipas tyre, Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për të çuar asnjë proces përpara.

 “Zgjedhjet e shpejta janë zgjidhje për dalje nga kjo gjendje që e solli LSDM. Qytetarët duan që sa më shpejt t’i shohin LSDM-në dhe Zoran Zaevin në opozitë, në histori dhe asnjëherë më të mos përsëritet ky regjim hibrid”, tha  Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. 

Tact Watches

Por, partia në pushtet LSDM vlerësojnë se zgjidhje e vetme e situatës politike është stabilizimi i shumicës parlamentare, të cilën shpresojnë ta kompletojnë nga nesër.

 “Ditën kur duhej të votohej mosbesimi i Qeverisë u bë e qartë se opozita nuk e ka atë shumicë parlamentare të shumë paralajmëruar. Si parti politike serioze mbetemi të hapur për komunikim të mëtutjeshëm me të gjitha partitë politike sidomos me ato që ndajmë vlerat e njëjta”, tha Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, vlerëson se situata është stabile, ndërsa Maqedonia është e sigurt. Shprehet i bindur në funksionalitetin e Kuvendit duke siguruar se shumicës do t’i shtohen edhe deputet të tjerë.

 “Unë jam i bindur që edhe shumica parlamentare do të rritet nga të gjithë deputet të cilët dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore”, tha Artan Grubi nga BDI.

I pari i shteti, Stevo Pendarovski, pohon se situata rreth shumicës parlamentare është e paqartë. Thotë se duhet të pritet deri nesër për të parë se kush ka shumicën, për të vendosur nëse shkojmë në zgjedhje të shpejta parlamentare.

 “Kjo ju mbetet partive politike ta zgjedhin, por e dini se sipas Kushtetutës, ekziston vetëm një  mënyrë e vetme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e ajo është 61 vota për shpërbërje të Kuvendit, pra 61 vota të deputetëve, pra përsëri kjo varet nga deputetët”, pohoi Stevo Pendarovski, president.

Për dallim nga opozitarja VMRO-DPMNE, Alternativa kanë deklaruar se në këtë periudhë nuk i duhen vendit, ndërsa qëndrimi i fundit i Aleancës për Shqiptarët është për zgjedhje parlamentare, por jo që të organizohen nga Qeveria LSDM dhe BDI.

Të Ngjajshme

Mickoski i shqetësuar: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

admin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

admin

Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

admin

Leave a Comment