November 28, 2022
Portali Shprehja

VMRO-DPMNE nuk mbështet Ballkanin e Hapur

VMRO-DPMNE nuk ofron mbështetje për “Ballkanin e Hapur”, derisa të marrë përgjigje nga autoritetet për qëllimin e kësaj nisme, shkruan Alsat.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, thotë se nuk është thirrur as nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, e as nga paraardhësi i tij Zoran Zaev, për të marrë një shpjegim serioz për pjesëmarrjen e Maqedonisë në “Ballkanin e Hapur”. Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE nuk do të japë mbështetje paushallë.

“Kur të marrim informacione se cili është qëllimi i nismës dhe çfarë sjell kjo nismë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje apo mos mbështetje”. Kam dëgjuar në një shpjegim se është për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, por shpesh shtroj pyetjen se si kufizojnë dy nga këto tre vende, që janë në “Ballkanin e Hapur”? u përgjigj Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë në Kuvend po vendnumërojnë disa marrëveshje me Shqipërinë dhe Serbinë, që dalin nga “Ballkani i Hapur”. Seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme pritet ta thërrasë kryetari Antonio Milloshoski, nga VMRO-DPMNE, që marrëveshjet më pas të ratifikohen. Për momentin nuk ka njoftim të tillë dhe shumica i ka kërkuar opozitës, që të mos bllokojë marrëveshjet që janë në interes të qytetarëve.

“Kemi pasur një konferencë për shtyp për të nxjerrë të gjitha ato ratifikime, që janë në seksionin e përmirësimit, pra lehtësimin e kushteve për shkëmbimin e punëtorëve mes vendeve të përfshira në projektin “Ballkani i Hapur”. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Antonio Miloshoski”, tha Mile Taleski – deputet i LSDM-së.

Marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës, për ndërlidhje për identifikim elektronik dhe për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare dhe të sigurisë ushqimore, janë në pritje të ratifikimit. LSDM theksoi se për shkak të sjelljes së opozitës nuk mund të fillojë lëshimi i numrit të vetëm të identifikimit për qytetarët e vendeve të Ballkanit të Hapur, që punëtorët nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia të kenë qasje në tregun e punës pa lejet e veçanta të punës, ose ndonjë pengesë tjetër./ALSAT.MK

Të Ngjajshme

Fobitë më të zakonshme te fermat

Si ta qetësojmë mendjen në situata jashtëzakonisht stresuese?

28 Nëntori, flamujt kuq e zi zbukuruan çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët

Leave a Comment