19 C
Skopje
October 19, 2018
Informacione Vendi

VMRO-DPMNE: Prokuroria Publike Speciale, institucion i kotë, LSDM: Vetëm Gruevskit i pengon drejtësia

Prokuroria Speciale Publike u bë institucion i kotë që në momentin që vendosi të shpëtojë nga përgjegjësia gjyqësore dhe penale liderin e LSDM-së, Zoran Zaev”.

Ky është reagimi i Antonio Milloshovskit nga VMRO-DPMNE, pasi  PPS solli vendimin për të tërhequr akuzën për lëndën “Puç”.

Milloshovski pohon se arsyeja kryesore dhe e parë për formimin dhe ekzistimin e PPS-së ka qenë të spastrojë kriminalitetin e Zaevit dhe Verushevskit.

“Me këtë vendim të Katica Janevës për faljen e Zaevit, merr fund edhe arsyeja kryesore për ekzistimin e PPS-së. Prandaj vlerësojmë se opinioni duhet të jetë i vetëdijshëm se PPS tani më është bërë një institucion i kotë”,- deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Nuk ka vonuar me reagim edhe LSDM. Për socialdemokratët vetëm Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij ju pengon drejtësia.

“Dështoi përpjekja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, që për të shpëtuar vetveten gënjen qytetarët me furgona të verdhë, pajisje taktike, stacione bazë të klonuara”,- thonë nga LSDM.

Social demokratët thonë se vendimi i djeshëm i PPS–së konfirmoi se Gruevski u kap duke u përpjekur të montojë ngjarjen politike të quajtur  “Puç” dhe se ai dhe udhëheqja e VMRO-DPMNE-së ishin të vetmit që shqetësoheshin për PPS të pavarur. (TVM2)

Artikuj të ngajshëm

“Monstra”: Me të njëjtën pajisje është gjuajtur në Liqenin e Smillkovës dhe Velimbegovë

shprehja

Deputetët e LSDM-së heqin dorë nga diskutimi, pritet votimi për ndryshimet kushtetuese

shprehja

Deputeti i VMRO-së, Vasilevski paraqitet në Kuvend

shprehja