March 29, 2023
Portali Shprehja

VMRO-DPMNE-së nuk i pëlqen hyrja e ASH-së në Qeveri

E VMRO DPMNE-së po i pengon hyrja e ASH-së në Qeveri. Nga kjo parti thonë se është për të qeshur se si Arben Taravari përpiqet të justifikojë veten dhe dëshirën e tij për pushtet dhe funksione

“Ideja europiane nuk është lutje dhe shantazhe për poste dhe punësime partiake. Ndërsa, Taravari hyn në qeveri gjatë së cilës janë shpërngulur pesë herë më shumë njerëz se në 20 vitet e fundit. Është për të qeshur se si ai përpiqet të justifikojë veten dhe dëshirën e tij për pushtet dhe funksione dhe që iu është kujtuar se është për Evropë, dhe ai së bashku me Artanin, Bujarin dhe një sërë evropianësh të tjerë do të na çojnë në Evropë. Besojmë se edhe vet ai qesh në mbrëmje me deklaratat e veta dhe hipokrizinë e tij, të cilat janë aq transparente sa që edhe nga ai kënd Menduh Thaçi do të ishte vizionar”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO DPMNE.

Të Ngjajshme

Shqipëri, policia zbulon 27 sera me kanabis

Oleksandr Usyk gjen rival të ri pas dështimit të duelit me Fjurin

Poligraf: Lajmi i vjetër për Kurtin nga viti 2020 i publikuar si i ri, para takimit me Vuçiqin në Ohër

Leave a Comment