May 21, 2022
Portali Shprehja

VMRO-ja nga nesër bllokon Kuvendin

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së mori detyrën nga partia të bllokojë në mënyrë aktive Kuvendin nga dita e nesërme pasi partitë e shumicës nuk pranuan takim liderësh për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Alsat.

Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se që nesër, do të bllokojnë të gjithë ligjet e dëmshme që do t’i propozojë pushteti.

Tact Watches

Do të fillojmë nga Kuvendi sepse ai është institucioni në të cilin miratohen ligje të këqij dhe të dëmshëm prandaj është bllokim aktiv. Do të bllokohet gjithçka e dëmshme por ka edhe procese të cilat duhet të vijojnë. Vijon rishikim i buxhetit në të cilin do të marrim pjesë dhe do t’i themi të gjitha vërejtjet për pjesët ku mendojnë ta shterin buxhetin”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Bllokimi i paralajmëruar disa ditë më parë nuk e gjeti shumicën të befasuar. Sipas tyre, opozita ka bllokuar procedurat edhe deri më tani.

“LSDM-ja dhe shumica i bën thirrje VMRO-DPMNE-së të mendojë për këtë vendim sepse gjithçka që është në kuadër të bllokimit, është kundër interesit të qytetarëve”, u shpreh Mile Talevski, LSDM.

LSDM-ja vazhdimisht deklaron se ka plan për tejkalimin e bllokimit të ligjvënësit pa dhënë detaje për planin.

“Në korniza të rregullores, shumica duhet të kërkojë zgjidhje dhe kemi zgjidhje për ta menaxhuar këtë situatë. Në këtë moment ne do t’i aktivizojmë të gjitha mundësitë me Rregullore”, theksoi Mile Talevski, LSDM.

E një nga opsionet që ofron Rregullorja që ligjet të mos pengohen nga bllokimi i opozitës është lëshimi i tyre në procedurë me flamur të Bashkimit Evropian.

“Nëse janë të mençur, ligjet do t’i lëshojnë me procedurë të rregullt që të na bindin neve dhe qytetarët se ajo që bëjnë është vendim i duhur. Në të kundërt, do të bëhet keqpërdorim i procedurave”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Bllokimit do t’i bashkohen edhe dy deputetët e Lëvizjes Besa kurse Aleanca për Shqiptarët ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e tij.

Kovaçevski nuk ka pranuar takim liderësh me arsyetimin se nuk do të pranojë zgjedhje nën shantazhe në kohë të krizave globale. Mickoski thotë se qeveria që e çuar vendin drejt disa krizave nuk mund të jetë e njëjta që do ta shpëtojë prej tyre.

.

Të Ngjajshme

Rusia mund të marrë 100 miliardë dollarë nga BE-ja për gazin në vitin 2022

Rita Ora me të dashurin marrin gjithë vëmendjen në shfaqjen e modës ‘Dior Men’s SS/23’

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

Leave a Comment