September 28, 2020
Portali Shprehja

VMRO-ja opozitare proteston në Shkup

VMRO-DPMNE-ja prej sot nis protestat, siç thonë tematike. Mbështetës të partisë opozitare po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Pikënisja e protestës ishte para godinës së Ministrisë së Drejtësisë për të ndaluar te Komisioni Rregullator i Energjisë. organizatorët e kësaj proteste thonë se kjo është një seri e protestash dhe nuk do të ndalen deri në tërheqjen e vendimit nga ana e KRRE-së dhe Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës. Por, ata po ashtu thanë se protestat do të vazhdojnë edhe kundër qeverisë së korruptuar të Zoran Zaevit. Kreu e i VMRO-DPNE-së, Hristjan Mickosk gjatë fjalimit të tij potencoi edhe një herë kërkesën për të tërhequr vendimin e shtrenjtimin e rrymës dhe të gjitha vendimet që bien në kurriz të popullit.

“Kjo do të jetë e para, nga një sërë protestash kundër padrejtësive të mafias në “Ilindenska nr.2”. Mafioz të pasur në pushtet, ndërsa popull më të varfër.  Ky është realiteti në Maqedoninë tonë. E do të dalë zëdhënësi i mafias dhe do të pyes kush ia paguante Mickovskit protestat. Për ata çdo gjë ka çmim, për ata paratë, krimi, vjedhja për mafiat janë më të rëndësishme. Për ne nderi, morali dhe dinjiteti. Ky është popull i denjë, i cili ka dalë ti kundërvihet mafias në “Ilindenska numër 2- tha Mickoski.

Të Ngjajshme

VMRO-ja kritikon masat e reja ekonomike, Mickoski: Janë masa të një Qeverie mafioze

admin

MPB dhe Prokuroria hetojnë incidentin në spitalin e Kumanovës

admin

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

admin

Leave a Comment