September 24, 2022
Portali Shprehja

VMRO-ja publikon raport mjekësor për kryeministrin: Kovaçevski duhet të jep dorëheqje, ose është i paaftë ose ka gënjyer

Dragan Kovaqki nga VMRO-DPMNE sot ka publikuar një raport mjekësore ku supozohet se kryeministri Dimitar Kovaçevski është përgjithmonë i paaftë, dhe se me të njëjtin i ka ikur shërbimit ushtarak, përcjell TV21. Kovaqki kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski, pasi sipas tij, në të dy rastet, edhe nëse ka gënjyer për gjendjen shëndetësore, por edhe nëse me të vërtet është në atë gjendje shëndetësore, Kovaçevski paraqet rrezik për shtetin.

“Nëse Kovaçevski ka gënjyer për gjendjen e tij shëndetësore, atëherë ne në krye të shtetit kemi gënjeshtar patologjik, nëse ka gënjyer për t’i ikur shërbimit ushtarak, duke u bërë i paaftë përgjithmonë, atëherë nuk mundemi as të paramendojmë se për çka tjetër do të gënjente. Nëse ai me të vërtet është i paaftë përgjithmonë, nuk e dimë nëse kjo gjendje tek ai ka pasur progres, dhe nëse është plotësisht funksional për t’i kryer detyrat shtetërore. Në të dy rastet, respektivisht edhe nëse ka gënjyer edhe nëse është përgjithmonë i paaftë, Kovaçevski si kryeministër është i dëmshëm për shtetin. Kovaçevski duhet të jep dorëheqje”, tha Kovaqki./tv21.tv

Të Ngjajshme

Radhë 10 kilometra në kufirin me Gjeorgjinë, rusët përpiqen të shmangin rekrutimin

“Grupi i Zjarrit” e fillon betejën, ia tregon kushtet Ali Ahmetit

admin

Zyrtarë të BDI-së ultimatum Ahmetit

Leave a Comment