January 16, 2021
Portali Shprehja

VMRO-ja sërish në protestë, kërkon të ulet çmimi i energjisë elektrike

VMRO-DPMNE sot sërish në rrugë, për të kërkuar ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar VMRO-DPMNE sot sërish është në rrugë. Kërkojmë nga kjo qeveri, nga kjo qeveri mafioze që të dëgjoj zërin e qytetarëve. I bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të na bashkëngjiten në këtë kërkesë tonën. Kërkesa është që të ulet çmimi i energjisë elektrike”, deklaroi Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së nuk arritën të dorëzojnë kërkesën e tyre deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) pasi hasën në dyer të mbyllura.

Të Ngjajshme

Besimtarët katolikë sonte festojnë Buzmin

admin

Maas: Gjermania kërkon zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes

admin

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, sanksionohen 226 vozitës në Komunën Qendër

admin

Leave a Comment