February 26, 2021
Portali Shprehja

VMRO-ja vazhdon të mbledh nënshkrime për anulimin e regjistrimit

Deri në fund të javës, VMRO-DPMNE-ja pret t’i grumbullojë 100 mijë nënshkrimet e nevojshme për të abroguar Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Deri tani partia e Mickovskit ka mbledhur thuajse gjysmën e nënshkrimeve, ndërsa presin mbështetje edhe më masive ditëve në vijim.

“Përfshi me nënshkrimet e një dite më parë në nivel territori janë mbledhur 45 mijë nënshkrimeve, ndërsa deri në fund të javës presim që bilanci të arrijë mbi 100 mijë. E vërteta është se jo vetëm regjistrimi, po edhe mënyra se si është miratuar ligji bashkë me politikat e Zaev nuk e kanë mbështetjen e popullit”, tha Kiril Pecakov, VMRO-DPMNE.

Nga VMRO thonë se numri i madh i nënshkrimeve të grumbulluara do t’i nxjerr para aktit edhe deputetët tjerë nga shumica parlamentare, të cilët do të obligohen ta mbështesin anulimin e regjistrimit të popullsisë. LSDM-ja akuzon opozitën se po grumbullon nënshkrime partiake dhe se nuk do të ketë sukses në abrogimin e ligjit. Socialdemokratët vlerësojnë se nisma e VMRO-DPMNE-së vetëm se i forcon argumentet për nevojën e regjistrimit të popullsisë në vend. Deri më 1 mars duhet publikohet metodologjia e plotë e regjistrimit të popullsisë, përfshi edhe aplikacionin përmes të cilit duhet regjistrohet diaspora. Regjistrimi i tyre fillon javën e ardhshme, ndërsa sipas ligjit regjistrimi në nivel shtetëror është paraparë nga 1-21 prill.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

(Video) Begtoviq: Së pari analiza rreth rastit, pastaj aktvendimi

admin

Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja do të nënshkruajnë memorandum të ri për bashkëpunim në mbrojtje

admin

Regjistrohen 401 shkelje për mosmbajtje të maskës

admin

Leave a Comment