September 27, 2020
Portali Shprehja

VMRO, protestë kundër çmimit të energjisë

Marsh i ri protestues i VMRO-së nga selia e partisë deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë. Marshit i printe kreu i partisë opozitare Hristijan Mickovski dhe nënkryetarët e partisë. Pas tyre ishin disa vetura që bllokonin rrugët Dame Gruev dhe Maqedonia në qendër të Shkupit.

VMRO-DPMNE, përveç çmimit më të ulët të energjisë elektrike, kërkon dorëheqjen e gjithë përbërjes së Komisionit Rregullator të Energjetikës.

 “Kërkojmë nga qeveria, nga kjo qeveri mafioze t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve. Kemi ardhur në KRE sot. Unë do t’ju jap video më vonë për të parë se si  u mirëpritëm me dyer të mbyllura, askush nuk na hapi derën që t’ua paraqesim këtë kërkesë- deklaroi Vllado Misajlloski- nënkryetar i VMRO DPMNE.

 Ata që iu bashkuan protestës së opozitës kishin një kërkesë, fatura më të ulëta të energjisë elektrike.

“Dolëm për ta mbështetur protestën sepse kjo prek të gjithë qytetarët, do të thotë rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Kjo do të thotë të marrësh para nga xhepat e qytetarëve”

 “Të ulet çmimi i energjisë elektrike”

Kjo ishte protesta e dytë e VMRO-së kundër çmimit më të lartë të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator. Njoftojnë se do të protestojnë derisa të tërhiqet vendimi i tillë.

Igor Stefanovski

Të Ngjajshme

Dyfishohet numri i parashtresave për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve

admin

Filipçe: Me të gjitha vendet e rajonit shqyrtojmë mundësin e hapjes së kufijve

admin

Qeveria sot mban mbledhjen e gjashtë, shqyrton pakon e katër të masave ekonomike

admin

Leave a Comment