July 2, 2022
Portali Shprehja

Von Cramon: BE-ja nuk duhet të humbë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor

Euro-deputetja dhe njëkohësisht raportuesja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u shpreh se Brukseli duhet të japë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të vendimit të kësaj jave për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe dy shtetet e tjerë ish sovjetike.

Tact Watches

Gjatë një vizitë në Sarajavë më 19 qershor, deputetja gjermane e “Të gjelbërve” u shpreh se hapja e menjëhershme e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndihmonin në ruajtjen e besueshmërisë në rajon.

Komentet vijnë pasi Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së, bëri thirrje për pranimin e përshpejtuar të anëtarëve aspirantë në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e statusit të kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, e cila po përballet me përpjekjet ndarëse nga udhëheqësit etnikë serbë që janë aleatë të ngushtë me Moskën.

“Ne, parlamentarët evropianë themi gjithnjë se në rast se Moldavia dhe Ukraina marrin statusin e kandidatit, atëherë ne duhet t’i japim diçka edhe shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’i treguar atyre se ne jemi të besueshëm dhe se nuk ka humbur shpresa”, – deklaroi von Cramon.

E pyetur nga gazetarët mbi vendimet specifike që BE-ja duhet të marrë, ajo citoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhënien e statusit kandidat për Bosnjën, dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Të Ngjajshme

Shtrenjtohen çmimet në Durrës, pushuesi tregon sa po paguajnë për 5 ditë

admin

Gjermania paralajmëroi popullsinë e saj: Kurseni energjinë elektrike dhe përgatituni për dimër!

admin

Ministrja e Jashtme gjermane: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

admin

Leave a Comment