October 21, 2021
Portali Shprehja

Von der Leyen e quan shqetësuese situatën e krijuar në veri, jep qëndrimin për Ballkanin e Hapur

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësuese, derisa ka përmendur rikthimin në tryezë të dialogut.

Ajo në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është punuar shumë në çështjen e bashkëpunimit me këto dy shtete.

“Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut dhe më pas në bazën e zhvillimit ekonomik. Ky është një proces i gjatë që sjell një të ardhme me paqe dhe begati. E përgëzojë Shqipërinë për përparimin që ka pasur në reformën në drejtësi. Duhet t’i hedhim sytë drejtë së ardhmes, por nuk duhet të harrojmë se çfarë është bërë, për luftën kundër krimit të organizuar dhe e di që tani po punoni për luftën kundër pastrimit të parave”, ka thënë ajo.

Duke folur për nismën Ballkani i Hapur, Von der Leyen është shprehur se çdo iniciativë që është brenda Procesit të Berlinit dhe shton bashkëpunimin mes vendeve, është e mirëpritur nga Komisioni Evropian.

“Mendoj që po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe tregun e përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit po e shtyn procesin e integrimit para, si kuadër në të cilin 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shohim me imtësi fjalët, por kontekstin që propozohet. Të jetë një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës, që thellon edhe marrëdhëniet mes vendeve që të ketë një integrim të thellë të ekonomive”, ka theksuar ajo.

Von der Leyen sot po qëndron në Shqipëri, ndërsa të mërkurën do ta vizitojë Kosovën./topchannel/

Të Ngjajshme

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Ja kush fiton në garën për Prishtinën, sondazhi nga “Bota Sot”

Leave a Comment