February 28, 2021
Portali Shprehja

Votat për Kurtin në listën e Vetëvendosjes nuk llogariten – Iliria News Agency

KQZ e Kosovës konfirmon se votat në zgjedhjet e 14 shkurtit për kandidatët e pacertifikuar do të shpallen të pavlefshme.

Kjo vlen edhe për Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosja që kryeson listën, por deri më tani asnjë organ kompetent nuk ia ka njohur të drejtën e kandidimit.

Gjithsesi Vetëvendosja do të paraqitet me listën që e kryeson Kurti, por rrezikon që të humbasë të gjitha votat që shkojnë për kryetarin e saj.

Kurti ka një dënim të formës së prerë me kusht në 3 vitet e fundit, prandaj i ndalohet të kandidojë, ndërkohë që partia e tij është më e avantazhuara nga sondazhet për këto zgjedhje.

”Nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar,” sqaron KQZ.

Të Ngjajshme

Kosova në pritje, e vetmja në rajon që nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj vaksine – Iliria News Agency

admin

Teksas, Biden viziton shtetin që po rimëkëmbet nga i ftohti vdekjeprurëse – Iliria News Agency

admin

Bllokimi në Athinë zgjatet deri më 8 mars – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment