November 29, 2021
Portali Shprehja

Votimi në Dibër, KSHZ-ja hapi materialin zgjedhor

Hapet materiali i besueshëm zgjedhor për vendvotimin 0536 në Dibër. Pas ankesës së ASH-AAA për pesë vendvotime në të cilat të dhënat në procesverbalin 16 janë përmirësuar duke u fshirë dhe duke u mbishkruar në disa raste, KSHZ-ja me kërkesë të anëtarit Krenar Lloga hapi materialin e besueshëm për të parë nëse votat përputhen me procesverbalin 16 dhe nëse procesverbali 20 është mbushur sipas udhëzuesit.

Në procesverbalin 20, Komisioni Komunal Zgjedhor duhet që të evidentojë arsyet pse është ndërhyrë dhe pse janë ndryshuar të dhënat fillestare të procesverbalit 16 të plotësuara nga këshilli zgjedhor në vendvotim.

Tact Watches

Do të hapet materiali edhe për katër vendvotime të tjera.

Kjo është ankesa e tretë në KSHZ kurse ka edhe dy të tjera qe duhet të shqyrtohen për rrethin e dytë në Dibër./Alsat/

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment