11 C
Skopje
October 16, 2018
Shprehja Shprehu

Vrapo…

Shkruan: Behar OSMANI

Ishte i ulur në vendin e parë të karvanit, nuk kishte dëshirë të ulej aty, ja që fati ishte i tillë, që nga këtu ndjente presionin që atakonte pa mëshirë drejt tij, presion i mbushur me zemërim e lumturi. Mirë zemërimi, por ç’ne lumturia e presionuar!? Komoditeti i dikurshëm, i butë në qetësi, i bukur në vendosshëmitë e tij, filloi të merr pamjen e dhimbjes, harmonia e komoditetit u zëvendësua me dhimbje, dhimbjen që e sillnin të tjerët, e linin aty plot me ankth e hidhërim…

Nuk ngeli tjetër pos që të vrapoj, aty gjente prehjen, mjaftohej me imtësirat që ka përballë, mjaftohej me gjëra të vogla që shihte djathtas e majtas, i mjaftonte shikimi i buzëqeshur e i përqëndruar nga larg.., në momentin që ndalon së vrapuari, ishte zemra ajo që vazhdonte rrugëtimin sepse vrapimi nuk ndalon asessi..

Valle ç’dobi ka ky presion që nuk bën gjë tjetër pos rrëmuje jetet e njerëzve!? “Ai nuk ndalon, vrapon pa ndalur, e përcjell me shikim qëllimin e tij, ku era e ngrohtë e godet në gjoksin e tij të trishtuar.” Ky presion nuk goditi vetëm këtë rrugëtues, ai na sulmon të gjithë neve parreshtur, është ekstremist në vedosshmërinë e tij, i frikshëm në qellimet e tij, e madhështorë me zbrazëtinë e tij.

“Duhet të vrapojmë të gjithë ne, pos ata që nuk mendojnë.” Ata nuk i sulmon, sepse janë atakuar vetvetiu nga mosmendimet e tyre. “Sot është dita e mendimeve, por ku është mendimi!? Sot është koha e meditimeve, e ku është meditimi!?” Të kthehemi pas apo të vazhdojmë vrapimin tonë, të kthehemi tek zemra e turbullt apo të vrapojm pas qëllimit të kulluar!! Ky rrugëtim i shpejtuar e i stolisur me gjitha vështirësitë e botës, në fund të saj ka shpërblimin për rrugëtuesin, por rrugëtuesit janë pak në numër sepse zgjodhën kënaqësite e mosmenduara dhe ‘Lejla’-të e tyre dhe harruan Krijuesin e ‘Lejla’-së.

“Ky harroi dashurinë e Lejla-së, sepse ishte i dashuruar ne Krijuesin e saj…” Por kush ishte Lejla-ja!!?

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja