May 23, 2022
Portali Shprehja

Vrasja në Graçanicë, deklarohet Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se zyrtari policor i cili vrau vëllain e tij në Graçanicë është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit për media thuhet se dje më 07.05.2022, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është njoftuar nga policia për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Graçanicës.

Tact Watches

E njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes me njësitë e tjera relevante, ku në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka mbetur pa shenja jete, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.


Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes
Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes

“Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me policinë dhe IPK-në, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të ushtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale, në gjykatën kompetente. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

admin

Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

admin

Mashtroi mërgimtarin përmes Facebook-ut duke ia marrë 750 euro, dënohet me 100 ditë burgim dhe 200 euro gjobë

admin

Leave a Comment