July 3, 2022
Portali Shprehja

Vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një 24-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë të enjten në Hamburg të Gjermanisë pas një përleshjeje me thika me disa maqedonas.

Ngjarja ka ndodhur pas takimit që patën rreth 5 persona në një rrugë në Hamburg.

Tact Watches

Sipas raportimit të mediave gjermane dy prej tyre kanë nxjerrë thikat duke goditur njëri tjetrin.

Si pasojë e plagëve të marra në kokë, i riu shqiptar nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Edhe 36-vjeçari maqedonas ka një lëndim në kokë derisa raportohet se një shokë i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda.

Edhe dy persona tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje janë arrestuar.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por autoritetet gjermane supozojnë se të përfshirët në ngjarje kanë njohur edhe më parë njëri-tjetrin.

“Ne supozojmë se ka pasur një mosmarrëveshje midis personave të përfshirë në ngjarje prej kohësh,” tha zëdhënësja e policisë Sandra Levgrün./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Ia këput kabllot e rrymës dhe ia ndal ujin një lokali te Rruga B, arrestohet i dyshuari

admin

Keqpërdorim i institucionit të AKI-së dhe mashtrim në tentativë, arrestohet 73 vjeçari

admin

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

admin

Leave a Comment