January 16, 2021
Portali Shprehja

Vuçiq: Është e mundshme marrëveshje për çështje të rëndësishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot, në prag të vizitës në Uashington, se ai beson se do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për çështje të rëndësishme për Beogradin dhe Prishtinën, njofton Insajderi.

“Ne duam të vazhdojmë dialogun nën kujdesin e Brukselit, por ne po shkojmë në Uashington për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme ekonomike”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled, ku ai mori pjesë në panelin e Forumit Strategjik me temë “Evropa pas Brexit dhe COVID-19”.

Vuçiq tha se pas 7 shtatorit, pret intensifikim dhe dinamizim të negociatave dhe se ‘ato do të jenë në Bruksel sa më shpesh të jetë e mundur’.

“Besoj se është e mundur të arrihet marrëveshje për çështje që janë të rëndësishme për Serbinë dhe Kosovën,” tha Vuçiq përpara takimeve midis udhëheqësve të Beogradit dhe Prishtinës, në Uashington më 4 shtator dhe tri ditë më vonë në Bruksel./Insajderi.com

Të Ngjajshme

Hancock: Në pranverë mund të “shpëtojmë” nga koronavirusi

admin

Abazoviq tregon fuqinë edhe njëherë, arreston ambasadorin e Malit të Zi në Poloni

admin

Identifikohen viktimat e para të tërmetit në Kroaci

admin

Leave a Comment