December 8, 2022
Portali Shprehja

Vuçiq: Është e rëndësishme që Serbia të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se është e rëndësishme që Serbia të sillet “me seriozitet dhe me përgjegjësi”.

“Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike. Pas 10 vjetësh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq për Televizionin Pink.

Vuçiq ka thënë, po ashtu, se supozimet që serbët po veprojnë me urdhër të Beogradit, “janë të pakuptimta”.

Më 5 nëntor, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – ka vendosur që të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë dobësojnë shërbimet për qytetarët.

Sipas tij, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo Kurti ka thënë se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”.

Të Ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: S’do ta tolerojmë dhunën dhe pikë

admin

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Leave a Comment