November 28, 2022
Portali Shprehja

Vuçiq: Po na kërkojnë njohje reciproke, nuk jemi të interesuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për herë të parë pas marrëveshjes së mbrëmshme për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai mes tjerash ka thënë se Parlamenti Evropian po të mërkurën miratoi një rekomandim, e jo një rezolutë përmes së cilës i kërkohet Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata po kërkojnë nga ne njohje reciproke”, tha Vuçiq.

“Ne nuk jemi të interesuar për njohje reciproke”, shtoi ai.

Këto komente kreu shtetit serb i bëri pas takimit që pati me anëtarin serbe të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Cvijanoviq dhe presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Ai shtoi se i ka njoftuar ata për bisedimet në Bruksel dhe situatën në Kosovë.

.

Të Ngjajshme

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Opozita maqedonase insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kujdes! Edhe tetë gota ujë në ditë janë ende shumë sipas shkencës!

Leave a Comment