May 23, 2022
Portali Shprehja

Vuçiq thotë se “druan” nga bisedimet me Scholzin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ka trembë” përpara udhëtimit në Berlin, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Tact Watches

Duke folur gjatë një vizite në Greqi, Vuçiq tha se “druan” nga bisedimet me Scholzin dhe se nuk pret që ato “të jenë të lehta”.

Scholz ka ftuar Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në bisedime të ndara, më 4 maj.

Atyre do t’iu bashkëngjitet edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet të zhvillojë edhe një takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin.

Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçiq që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Nga Qeveria gjermane kanë thënë së voni se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparime në procesin e dialogut.

Dy vendet janë të angazhuara në këtë dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje.

Megjithatë, shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.Gjatë qëndrimit në Greqi, Vuçiq u pyet edhe për sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, por nuk tha se çfarë qëndrimi do të marrë Serbia për këtë çështje.

Serbia, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Më 21 prill, Vuçiq ka thënë se, pavarësisht presioneve, Serbia nuk do t’i rrezikojë interesat e saj kombëtare, duke sanksionuar Rusinë.

BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar disa herë Serbisë që t’i harmonizojë politikat e saj me bllokun evropian – ku synon të anëtarësohet – dhe ta sanksionojë Rusinë./rel

Të Ngjajshme

Automjetet “Retro” ekspozohen në Sarandë

admin

“Mund të kemi lëvizje pozitive”, në Kosovë ka optimizëm për liberalizim të vizave në fundvit

admin

Albanese ka disa shqiptarë në partinë e tij

admin

Leave a Comment