August 16, 2022
Portali Shprehja

Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Ruajeni paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar se Serbia “nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot”, ndërsa ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjen e dokumenteve të udhëtimit, i cili do të fillojë të zbatohet nga nesër.

Vuçiq në rolin e tij të njohur, iu drejtua shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, duke iu kërkuar që “ta ruajnë paqen”, përcjell Gazeta Express.
Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them – Serbia do të fitojë”, tha ai.

“Situata për njerëzit tanë në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse… Mendoni se kemi qenë ndonjëherë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa është sot”, tha Vuçiq në fjalimin e tij para publikut, raporton N1.

Vuçiqi e akuzoi Qeverinë e Kosovës se “po përpiqet të përfitojë nga disponimi në botë”. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po dëshiron ta paraqesë veten si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ata morën vendim që t’i imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës. Paraprakisht kanë dërguar njësitet e tyre me 21 tonë karburant dhe gjithçka tjetër në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që t’i ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe. E gjithë kjo duhet të fillojë sonte në mesnatë, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bindin serbët që të heqin dorë nga tabelat KM”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq foli edhe për targat ndërsa u fokusua ta kritikojë kryeministrin Albin Kurti për “incidente kundër Serbëve”.

Të Ngjajshme

“Më kanë vjedhur tre pasaporta”, Trump akuzon agjentët e FBI-së pas bastisjes së zyrës

admin

Dënohet mësuesi shqiptar në Angli, u kap me 275 mijë paund për trafikim kanabisi

admin

Ndahet nga jeta gazetari i njohur nga Kosova (FOTO)

admin

Leave a Comment