October 21, 2021
Portali Shprehja

Vulin i reagon Ramës: “Bota serbe” diga e vetme “Shqipërisë së Madhe”

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë dhe lideri i Lëvizjes socialiste Aleksandar Vulin ka reaguar në deklaratën e kryeministrit Rama se qëllimi i karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës” – se uniteti serb diga e vetme ndaj “Shqipërisës së Madhe” shkruan “Tanjug” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

“Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se detyrë e karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën” heshtin të gjitha vendet e Ballkanit, hesht edhe UNMIK-u që sipas rezolutës 1244 kontrollon Kosovën, ndërsa BE nuk dëshiron të lëshojë as kumtesën e saj të çmueshme, ku fton ‘të dy palët për përmbajtje’. Ndërsa kur unë që nuk jam kryeministër i Serbisë në emrin tim ftoj në unitet politik të gjithë serbët dhe them se detyra e gjeneratës time është krijimi i ‘botës serbe’, atëherë i gjithë regjioni reagon, e BE ka çka të thotë” deklaroi Vulin.

Sipas kumtesës së Lëvizjes së socialistëve, Vulin ka shtuar se “pasi të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”.

“Diga e vetme ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe forca e vetme që serbëve do të ju mundësoj që tjerët mos të vendosin për neve është uniteti politik serb dhe krijimi i ‘botës serbe’. Shpresoj se të gjithë ata që heshtin për pranimin e Ramës se po krijon ‘Shqipërinë e Madhe’, do të heshtin edhe kur ne serbët të flasim për ‘botën serbe’” porositi Vulin.

Të Ngjajshme

KSHZ: Paraqitja e të sëmurëve deri më 23 tetor, personat me Covid-19 deri më 25 tetor

admin

Takimi Sela-Mickoski, punohet për shumicë të re parlamentare

admin

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Leave a Comment