October 6, 2022
Portali Shprehja

Vullnetarë apo me mobilizim, Ukraina nuk bën dallime: Do i shkatërrojmë trupat ruse

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës tha se forcat e tij do të shkatërrojnë trupat pushtuese ruse nëse ato ishin vendosur vullnetarisht ose si pjesë e një mobilizimi të ri të shpallur nga Rusia, sipas Al Jazeera.

“Nuk ka asnjë deklaratë nga lidershipi ushtarak dhe politik i vendit agresor që mund të ndikojë në gatishmërinë tonë për të luftuar për lirinë tonë. Ne do të shkatërrojmë këdo që vjen në tokën tonë me armë, qoftë vullnetarisht apo me mobilizim”, shkroi në Facebook komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, Valeriy Zaluzhnyi.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke paralajmëruar Perëndimin se nëse vazhdon atë që ai e quajti “shantazhin bërthamor”, Moska do të përgjigjet me fuqinë e të gjithë arsenalit të saj të gjerë.

.

Të Ngjajshme

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Si e zgjidhin kinezët problemin e automjeteve të parkuara pa leje?

Leave a Comment