18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Histori Informacione Rajoni dhe Bota

Vuri prindërit në gjumë dhe më pas u vetëhelmua, flet shoqja e 19-vjeçares

Në fshatin Çermë të Lushnjës, një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetë duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë, ku studentja për Ekonomi në Universitetin “Aleksabndër Xhuvani” në Elbasan, pasi i ka vënë prindërit në gjumë, ka ndërmarrë atë akt.

Në mëngjes, kanë qenë prindërit e Arjola Muçaj, që e kanë gjetur në gjendje të rëndë vajzën e tyre, dhe ndonëse janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, ka qenë e pamundur që ajo të mbijetojë.

Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë, mikja e saj ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe shkakun që mund ta ketë çuar Arjolën në vetëvrasje.

Shoqja, e cila prej 14 vitesh njihet me të ndjerën, tregon për “JOQ” se Arjola në shkollën e mesme në Çermë të Lushnjës ishte më të gjitha 10­ dhe ëndërronte që të vinte të studionte në Tiranë, por kjo ëndërr nuk iu plotësua dhe Arjola nisi studimet në Elbasan.

“Gjithmonë ka qenë një vajzë e ndrojtur dhe prekej shpejt për një fjalë të vogël. Ditën e djeshme më lajmëruan familjarët se ajo ka pirë fostoksinë, pasi kishte ngelur në një provim”, ka treguar shoqja e Arjolës.

Gjithashtu edhe shkolla e të gjithë të njohurit e saj kanë shprehur ngushëllimet në “Facebook” për Arjolën, që nën trysninë dhe presionin e stresit dhe gjendjes së vështirë psikologjike, vendosi t’i japë fund jetës, siç raporton mikja e saj.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan të renë drejt këtij akti të rëndë./shekulli/

Artikuj të ngajshëm

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja