VV i reagon Agim Veliut

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook është shprehur i habitur nga qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sot, VV ka dërguar një ofertë të re në drejtim të LDK-së ku propozohet rritja e numrit të ministrive për 2, ku një do t’i shkonte LDK-së dhe një tjetër minoriteteve.

Kjo ofertë është konsideruar si jo-serioze nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i cili është shprehur se Vetëvendosja po tenton ta nënshtrojë LDK-në.

E në lidhje me këto qëndrime, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka nëpërmjet një postimi në Facebook ka pyetur se çfarë duhet të bëjë më tepër Lëvizja Vetëvendosje.

“Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim.”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Nuk është ashtu siç duket: Në komunën e Lutfi Hazirit një rruge i vihet emri “Kadri Veseli”

shprehja

Hap drejt zhbllokimit të politikës në Shqipëri

shprehja

Psikologu numëron arsyet pse shqiptarët vetëm shajnë në Facebook

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë