December 4, 2021
Portali Shprehja

Wanda Nara, intervistë shokuese për Icardin. Ku dhe kur do të transmetohet

Ka kaluar më shumë se një muaj nga historia tashmë e famshme në Instagram, që shkaktoi skandalin dhe tronditjen mes çiftit VIP. Wanda Nara më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen. Showgirl-i argjentinas do t’i zbulojë të gjitha të vërtetat ekskluzivisht për gazetaren e “Telefe”, Susana Giménez.

Në një intervistë ekskluzive, të cilën në Argjentinë e kanë cilësuar si “ngjarja e vitit”, agjentja e Mauro Icardit do të sqarojë përfundimisht krizën që ka prekur martesën e saj me kampionin e PSG. Susana Giménez do t’i bashkohet shoqes së saj, Wanda, në Francë, ku edhe do ta intervistojë.

Tact Watches

Sipas zërave të fundit që vijnë nga Argjentina, duket se të dyja do të shkojnë për të vizituar edhe hotelin parizien, ku Icardi kishte kaluar natën në shoqërinë e China Suarez. Intervista me Wanda Narën do të transmetohet në kanalin argjentinas “Telefe” të marten, më 23 nëntor, në orën 21:00 (sipas orës locale të Argjentinës), ose 13:00 sipas orës tonë.

.

Të Ngjajshme

Higuain, zemërim dhe indinjatë: “Nuk doja të kthehesha në Juve, është absurde…”

admin

“SOS” RAMOS | PSG tani nis të shqetësohet realisht, ndalesa e radhës?

admin

Hetimet mbi Juventusin, Chiellini provokon: Sa herë flitet për ngjyrat bardhezi…

admin

Leave a Comment