September 26, 2022
Portali Shprehja

Wanda Nara konfirmon ndarjen me Icardin

Pas një kalvari thashethemesh që shoqëroi lidhjen e tyre vitet e fundit Wanda Nara ndahet përfundimisht nga futbollisti Mauro Icardi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Wanda përmes një postimi në rrjetet sociale e cila shkruan se po kalon një moment të dhimbshëm dhe se do të japë detaje të mëtejshme për divorcin.

“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Nuk do të jap më të dhëna më të detajuara për këtë ndarje. Ju lutem të më kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Kujtojmë se çifti ishin bashkë në 9 vitet e fundit dhe kishin dy vajza.

Megjithatë, pas kësaj ndarje, Ëanda Nara ka bërë një veprim të çuditshëm, duke bërë “follow” Maxi Lopez. Kujtojmë se Lopez dhe Nara ishin dikur në lidhje.

 

.

Të Ngjajshme

VIDEO / Skandaloze, katër kartona të kuq për 22 minuta lojë!

Maqedonia është kundër referendumeve ruse në Ukrainë

VMRO-ja kërkon llogari nga MASH-i, kjo është arsyeja

Leave a Comment