December 8, 2022
Portali Shprehja

Washington Post: SHBA-të i kanë kërkuar Zelenskyt të ulet në tryezë me Putinin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po këshillojnë dhe inkurajojnë privatisht Ukrainën që të tregojë se është e hapur të negociojë me Rusinë, shkruhet në artikullin e Washington Post.

Në artikull citohen burime anonime, sipas të cilave nxitja e zyrtarëve amerikanë nuk synon ta sjellë Ukrainën në tryezën e bisedimeve , por është një përpjekje e qëllimshme për të siguruar që Kievi të ruajë mbështetjen e vendeve të tjera.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pranojnë se refuzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin ka shkaktuar shqetësim në disa vende në Evropë, Afrikë dhe Amerikën Latine, ku efektet e luftës për ushqimin dhe karburantin janë më të dukshme.

Të Ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: S’do ta tolerojmë dhunën dhe pikë

admin

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Leave a Comment