October 25, 2021
Portali Shprehja

Watzke pranon se Dortmundi nuk është i detyruar ta shesë Haaland, por e lë të ardhmen e tij pezull

Për të ardhmen e Erling Haaland, sulmues që i intereson Real Madridit, do të vazhdojë të flitet derisa, siç duket, të largohet nga Borussia Dortmund verën e ardhshme për të filluar një aventurë të re në një klub të nivelit të lartë evropian.

Dje, drejtori i përgjithshëm i verdhezinjve të Bundesligës, Hans-Joachim Watzke, foli për Sport1 mbi të ardhmen e norvegjezit, i thirrur për të bërë një epokë në futboll: “Ende nuk është vendosur nëse ai vërtet do të largohet verën e ardhshme, do të shohim. Klubi ynë nuk është i detyruar ta shesë atë më 2022 për të balancuar llogaritë financiare.

Disa ekspertë thonë: Borussia është në tregun e aksioneve, do të duhet ta shesë Haaland në verën e ardhshme. Kjo është marrëzi. Vendimi për të shitur dikë në klubin tonë merret vetëm nga menaxhmenti”.

Real Madridi, i cili dëshiron Haaland dhe Mbappé, që ka miratimin e të dyve për të mbërritur në “Bernabéu” në të ardhmen, mund të përdorë një klauzolë prej 75 milionë eurosh për ta marrë ndërkombëtarin norvegjez. Një klauzolë për të cilën u pyet Watzke, i cili nuk e mohoi ekzistencën e saj: “Gjërat shkojnë shumë shpejt dhe gjithçka ndryshon…”

Në fakt, në vitin 2012, CEO tha se ai nuk do të përfshijë më klauzola në kontratat e futbollistëve të Dortmundit. Në këtë mënyrë, ai e lë të gjithë të ardhmen e yllit të madh norvegjez pezull, megjithëse verën e ardhshme do të ketë “luftë” mes gjigantëve europianë për të fituar golashënuesin e së ardhmes dhe të tashmes. Atje, në vijën e parë të “frontit” do të jetë Florentino Pérez.

“E ardhmja e tij varet nga vetë Erling, ende nuk është vendosur, – shpjegoi Watzke. – Unë nuk kam as besim dhe as pesimizëm. Nuk jam i shqetësuar prej menaxherit të tij, Mino Raiola. Unë shkoj mirë me të. Ne të dy e dimë se çfarë duhet bërë në kësi rastesh.

Në një moment ai do të luajë për një nga klubet më të mira në botë, gjithsesi, edhe pse tashmë po luan për një nga më të mirët”.

.

Të Ngjajshme

Interi i varur totalisht nga Dzeko, 7 gola në 9 ndeshje. Eshtë siguria e sulmit zikaltër

admin

Capello “ngel në klasë” Allegrin: Jemi i vetmi vend në botë ku ndodh kjo…

admin

VIDEO: Ndalet PSG: karton i kuq i Hakimit, gol i anuluar me VAR dhe pushtuesi i fushës që prishi aksionin e Messit!

admin

Leave a Comment