January 16, 2022
Portali Shprehja

Xavi Hernandez ka një plan surprizë për yllin e ri të Barçës

Xavi Hernandez duket se ka një plan surprizë për Ferran Torres, që pritet të transferohet te katalanasit nga City në ditët e ardhshme.

Një operacion që është konfirmuar edhe nga vetë Pep Guardiola.

Tact Watches

Barcelona do të duhet të punojë pak para se të mund ta regjistrojë Torres për shkak të tavanit të rrogave që ekziston në La Liga.

Megjithatë, operacioni do të realizohet dhe Xavi do të marrë lojtarin e kërkuar.

Sipas Sport, Xavi ka një plan surprizë për Torres.

Sipas medias katalanase, trajneri i Barçës do ta aktivizojë sulmuesin si një numër 9, një pozicion të ngjashëm me atë që ka luajtur Ferran Jutgla kohët e fundit.

Torres është një sulmues krahu, por Xavi duket se ka dëshirë ta pozicionojë në një rol më qendror, ku ka luajtur më parë te Manchester City.

Megjithatë, do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodhë pas kthimit të Ansu Fati nga dëmtimi.

.

Të Ngjajshme

LAJM I HIDHUR TE PSG | Pochettino humbet titullarin për sfiden ndaj Real?

admin

Juventus, surpriza e janarit: sulmuesi mund të vijë nga Rusia për 5 mln euro!

admin

155 sekonda dhe asist vendimtar! Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

admin

Leave a Comment