August 17, 2022
Portali Shprehja

Xavi i ka bërë gati stolin, Puyol mbështet publikisht Pique: Ka pak qendërmbrojtës si ai në botë

Gerard Pique mund ta humbasë pozicionin e titullarit si qendërmbrojtës i Barçës për herë të parë, që kur erdhi te skuadra Blaugrana. Forma e shkëlqyer e Araujo dhe nënshkrimi i Koundé, i cili së shpejti do të zyrtarizohet dhe për të cilin Barça do të paguajë afër 60 milionë euro, mund ta dërgojë kapitenin në pankinë.

Barça ka mbetur me pesë qendërmbrojtës cilësorë në skuadër: të lartpërmendurit Araujo dhe Koundé, plus Piqué, Eric García dhe Christenssen. Të luash me dy qendërmbrojtës, siç dëshiron Xavi, do të jetë e vështirë të ketë minuta për Pique.

Në këtë kontekst kuptohen dhe vlerësohen në mënyrë të veçantë fjalët që Carles Puyol, partneri i tij i madh te Barça dhe në kombëtaren spanjolle. Ish-kapiteni i ka kushtuar një mesazh situatës së Pique në rrjetet e tij sociale:

“Kam pasur fatin të ndaj dhomën e zhveshjes me shumë lojtarë dhe Gerard është, pa dyshim, një nga më kompetitivët. Sezonin e kaluar, për mendimin tim, Pique ishte një nga më të mirët dhe luajti shumë ndeshje me shqetësim, duke sakrifikuar fizikisht në ndihmë të skuadrës.

Nëse në sezonin e ardhshëm ai do të jetë 100%, ka pak qendërmbrojtës në botë që mund të japin performancën e tij. Skuadra po forcohet dhe kjo konkurencë do t’i bëjë të gjithë të japin versionin e tyre më të mirë. Diçka shumë pozitive për skuadrën. Visca el Barca!”

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME | Ora perfekte! Trajneri i fiksuar pas kohës mund të drejtojë në Botërorin e Katarit

admin

BEFASI NË NEGOCIATA | Nuk ka akord, Juventusit i ngec në derë i superpaguari dhe bllokon merkaton. Motivi

admin

Jorge Mendes vendos rekordin tjetër! Çon te ekipi “i tij” talentin e madh portugez për gati 50 mln euro

admin

Leave a Comment