December 7, 2022
Portali Shprehja

Xavi i lumtur për permbysjen, por nuk e harron arbitrin: “Duhet të shpjegojë atë që ka parë…”

Fitore e madhe e Barcelonës në Pamplona kundër Osasunës. “Blaugranat”, edhe pse e nisë keë ndeshjen, duke pësuar gol dhe mbetur me 10 lojtarë më pas (Leëadoëski mori dy kartonë të verdhë), ia dolën të përmbysnin shifrat dhe të fitonin në fund 2-1 një takim që thuajse e kishin humbur. Pedri dhe “perla” e Raphinase bënë të pavlefshëm golin e Garcias.

Një sukses i madh ai i blaugranëve që Xavi Hernandez, trajneri i Barçës, e pret me gëzim: “Jam shumë krenar për skuadrën. Ne ishim inteligjentë dhe shfrytëzuam momentet tona. Kjo është një fitore skuadre, donim të shënonim të dytin pavarësisht se barazimi me dhjetë nuk do të ishte një rezultat i keq gjithsesi.

Vendimet e arbitrit? Mendoj se i kuqi ndaj Lewandowskit ishte shumë i rëndë, por mendimi im nuk vlen” i shpjegoi mikrofonave të Movistarit. Më pas një reflektim për teke duke filluar me Ferran Torres, i cili luajti si sulmues qendror pasi Lewandowski u përjashtua:

“Ai pati një lojë të shkëlqyer duke shkuar në hapësirë, këtu lindi goli ynë i parë. Pique? Ai do të kishte luajtur, ishte ndryshimi ynë i parë”, përfundoi ai.  Sulmuesi polak, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë më herët, bën një ndërhyrje të panevojshme ndaj mbrojtësit, veprim që nuk falet nga Gil Manzano, që i nxjerr të dytin të verdhë e rrjedhimisht kartonin e kuq. Lewandowski eshte larguar nga stadiumi me koken poshte gjithesesi…

“Përjashtimi i Lewandowskit është shumë rigoroz. Sot nuk do të flasë as arbitri. Ai do të duhej të shpjegonte se çfarë pa dhe pse i ra bilbilit”. Përsa i përket lojës me 10 lojtarë dhe nevojës për të pasur në dispozicion mbrojtës qendrorë, ai shpjegoi: “Pique do të kishte marrë pjesë. Christensen po kthehej nga lëndimi. Ishte zëvendësimi i parë”. Dhe e mbylli: “Jam shumë krenar për ekipin. Gjithçka ka qenë kundër nesh: vendimet e arbitrazhit, goli i pranuar herët… Por ne kemi qenë inteligjentë dhe mbështetës. Të gjithë kanë punuar shumë dhe kjo është një fitore e artë”.

.

Të Ngjajshme

Konferenca për shtyp e Vinicius kthehet “virale”: ndodhet një mace dhe hidhet në tokë. Nisin polemikat (PAMJET)

admin

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Leave a Comment