October 4, 2023
Portali Shprehja

Xhadon Sanço bashkohet me ish lojtarët e Liverpullit në Arabinë Saudite

Tensionimi i raporteve mes Ten Hag dhe Xhadon Sanço pritet të sjellë largimin e këtij të fundit nga Man. Junajtedi. Raportimet e fundit nga Anglia thonë se Sanço ka pranuar një ofertë të majme nga skuadra arabe, “Al Ettifaq”.

Dy palët dyshohet se kanë hapur diskutime për një marrëveshje që do ta çonte anësorin në Arabinë Saudite për pjesën e mbetur të sezonit. Për më tepër, “Al Ettifaq” do të ishte i hapur për të përfshirë një opsion blerjeje në marrëveshje.

Në rast se do të kalonte tek kjo skuadër, Sanço do të ishte nën urdhërat e legjendës së Liverpullit, Stiven Zherard dhe bashkëlojtar me dy legjendarët e kësaj skuadre, Henderson e Uajnalldum. Afati kalimtar në futbollin arab mbaron në mesnatë, mes ditës së enjete dhe të premte. /Indeksonline/

.

Të Ngjajshme

Milevski: Kërkojmë fitore para dueleve të muajit dhjetor

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

admin

Armiku i jetëgjatësisë, qëndrimi ulur në të shumtën e rasteve

Leave a Comment