September 27, 2020
Portali Shprehja

Xhaferi: Kompensimi i rrugës për deputetët nuk duhet të shfuqizohet

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi komentoi paralajmërimet për propozim ndryshim të ligjit me qëllim të heqjes së normës për shpenzimet e rrugës për deputetët. Sipas tij, deputetët janë përfaqësues dhe të zgjedhurit e popullit dhe duhet të ndalojë perceptimi se kjo e keqe ne vend vjen nga deputetet dhe Kuvendi.

“Dua të shoh një propozim të tillë nga Qeveria” tha krye-parlamentari.

Sipas tij Parlamenti është institucioni qe kontrollon Qeverinë dhe jo e kundërta. Ai mendon se çështja e kompensimit të shpenzimeve të rrugës për deputetët duhet të rregullohet por jo të shfuqizohet.

Të Ngjajshme

“Megjashi”: 42 për qind e fëmijëve ndjehen të diskriminuar

admin

Mësimi online nuk do të nisë në shumë shkolla, shkak mungesa e pajisjeve

admin

Kumanovë, mjeku sulmon mjekun

admin

Leave a Comment