Xhaferi: Seanca do të vazhdojë deri në shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit,  Talat Xhaferi bëri të ditur se debati për pr/ligjin për Prokurorinë Publike do të vazhdojë pas orës 19.00 dhe se e njëjta do të vazhdojë pa ndërprerje  deri në shpërndarjen e Kuvendit.

Në ditët e fundit para shpërbërjes, Kuvendi po tenton miratimin e Ligjit për Prokurorinë dhe një sërë ligjesh të tjera.

Gjatë ditës deputetët më shumë patën pauza se sa debatuan për përmbajtjen e Ligjit të Prokurorisë, të cilin shumica tenton ta miratojë para shpalljes së zgjedhjeve.

Në Kuvend ishte paraparë edhe debati për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkelje të Kushtetutës.

.

Të ngjajshme

LVV: Në takimin e sotëm pati përafrim, takimi i radhës drejt marrëveshjes është nesër

shprehja

Punonjësja e gjendjes civile në Tetovë hezitoi ta regjistroj djalin e tetovarit me emrin UÇK (VIDEO)

shprehja

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë