May 28, 2023
Portali Shprehja

Ylli shtang Barçën dhe kërkon të shitet, klubi pranon kërkesën me një kusht

Barcelona duket se ka pranuar kërkesën e Jules Kounde për t’u nxjerrë shitje, pasi lojtari nuk është aspak i kënaqur me klubin.

Sipas Relevo, mbrojtësi francez ka informuar drejtuesit e klubit se nuk është i kënaqur me rolin e tij brenda ekipit dhe se dëshiron të dëgjojë ofertat për t’u larguar – për sa kohë të jetë një ofertë të mirë për të gjitha palët.

Pozicioni i Kounde ka befasuar stafin teknik sepse ai praktikisht ka luajtur çdo ndeshje kur ka qenë në dispozicion.

Por Barça e ka vlerësuar me qetësi këtë zhvillim të ri. Bordi e di se klubi duhet të shesë dhe ata nuk do të mbajnë askënd që dëshiron të largohet kundër vullnetit të tij.

Arsyeja kryesore e Kounde për t’u larguar është se trajneri Xavi nuk e ka aktivizuar rregullisht si qendërmbrojtës. Ish-ylli i Sevilla-s është aktivizuar kryesisht në krahun e mbrojtjes dhe madje edhe në mesfushë.

Ndërsa me Sevilla-n, Kounde u kërkua seriozisht nga Manchester United dhe Chelsea përpara se të zgjidhte të transferohej te Barça. Dy gjigantët e Premier League mund të përfitojnë nga situata.

.

Të Ngjajshme

Super Hysaj, Lazio fiton në minutën fundit pas gafës (Video)

admin

Cili klub fiton më shumë nga sponsorët? Ja 10 vendet e para

admin

Di Maria zbulon lojtarin më befasues të Juves dhe atë më argëtuesin

admin

Leave a Comment