Young me mesazh emocionues për tifozët e Man Utd, pas transferimit tek Inter

Pak minuta më parë, Ashley Young është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës së Inter.

Pas lëvizjes së tij, Young është kujdesur që të përshëndes tifozët e Manchester United. Lojtari përmes ‘Twitter’ ka dërguar një mesazh për skuadrën e Man Utd dhe tifozët e saj.

“Për Man Utd:Ju më keni dhënë mundësinë të luaj me legjenda, të fitojë trofe, të punojë nën urdhrat e trajnerëve më të mirë në histori dhe të jem kapiteni juaj. Faleminderit që më keni lënë të jem pjesë e historisë suaj për tetë vite e gjysmë” ka shkruar Young, transmeton lajmi.net.

“Për tifozët: Çdo herë që zbrisja në fushë duke veshur fanellën tuaj, unë kam dhënë maksimumin. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë niveleve të larta dhe të ulëta. Unë po largohem si një nga ju, shihemi së shpejti” ka shtuar anglezi.

Young tashmë do të luajë me skuadrën e Inter. Ai me skuadrën ‘Zi kaltër’ do të bartë numrin 15 në fanellë. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Ekipi i xhudos së Kosovës në pullën postare të Japonisë

shprehja

Valencia dhe Atletico ndajnë pikët në ‘Mestalla’

shprehja

Kombëtarja e Kosovës nisi përgatitjet për miqësoren me Suedinë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë