22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Zaev e lë Kumanovën në baltë

Qyteti i Kumanovës e kishte pësuar rëndë nga regjimi i kaluar, i cili nuk investoi pothuajse asgjë në përmirësimin e infrastrukturës dhe realizimin e projekteve kapitale.

VMRO-ja e cila drejtonte qeverinë ndante buxhete minimale për faktin se qyteti qeverisej nga Lidhja Social Demokrate, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Kumanovarët zhvilluan beteja të rënda kundër regjimit të kaluar, por e gjithë kjo ishte me një kosto të lartë, vendi u katandisë shumë keq.

Ky realitet nuk ka ndryshuar as me ardhjen e LSDM-së, kryetarit i së cilës nuk ka investuar pothuajse asgjë.

Të gjitha rrugët e qytetit vazhdojnë të jenë me gropa, Stacioni i autobusave është ai i pas luftës së dytë botërore, stacioni i trenave një gërmadhë dhe jo funksional, fabrikat e shumta të lëna pasdore, sektori i ndërtimtarisë pothuajse zero, Spitalet me aparatura jo funksionale të cilat i ka mbuluar ndryshku.

Situatë e njëjtë është pothuajse në të gjitha institucionet ku kemi godina të pa renovuara të komunizmit.

Kjo situatë e rëndë ka nxitur të rinjtë ta braktisin vendin, sepse nuk ofron asnjë shërbim normal.

Ata shprehen të zhgënjyer me kryeministrin Zaev, i cili gjatë fushatës kishte premtuar se Kumanova do të lulëzoj me realizimin e projekteve kapitale. (INA)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Thaçi-Dragusha: Kurti s’ka guxim të kandidojë për kryeministër, po i përkulet e vardiset LDK-së

shprehja

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja