15.1 C
Skopje
June 19, 2019
Informacione Vendi

Zaev flet për kërçovarin që publikoi përgjimet për BDI-në (VIDEO)

Tact

Kryeministri Zoran Zaev siguroi që përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga “El Cheka” nuk janë marrë nga LSDM-ja. Zaev tha se të gjitha përgjimet që kanë qenë në dispozicion të LSDM-së janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike.

“Gjithsesi se mund të garantoj. “Bombat” komplet, të gjitha, të ju rikujtoj shumica kanë qenë për opozitën, shoqërinë civile, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe për pushtetin e atëhershëm. Të gjitha 100% janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, deklaroi Zaev.

Sot, përpos kryeministrit Zaev edhe nga PSP-ja deklaruan se përgjimet e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë  nga Prokuroria Publike, dhe se ky institucionit i ruan materialet e përgjimeve nën masa të rrepta sigurie.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Peticion online për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve

shprehja

Zaevi vazhdon të jetë optimist për datën për fillimin e bisedimeve me BE-në

shprehja

Lajçak: BE duhet ta mbajë premtimin për Maqedoninë e Veriut

shprehja