18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Zaev flet për rastin “Reket”, nuk dorëzohet

Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë ka folur për rastin “Reket”, duke i dërguar porosi personave të involvuar.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që dikush ta involvojë atë, aq më pak, siç tha, disa krimi.nelë, një gazetar kapriçioz dhe një ped*erast ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai beson në proces transparent ndërsa hedh poshtë çdo lloj spekulimi se ai është i përzier në rastin “Zhvatja” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski i njohur si Zoki Kiçeec. Zaev këto komente i bëri me rastin e 18 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë ta përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa krimiel, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një pederast, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë që t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i posedon, madje edhe për vete dhe Katica Janevën, nëse ka, duke thënë se çdokush do të mbajë përgjegjësi. (INA)

Artikuj të ngajshëm

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja