Zaev: Jam optimist, Ligji për Prokurorinë do të miratohet

loading...

Derisa vazhdojnë mosmarrëveshjet mes pushteti dhe opozitës për propozim ligjin për Prokurorinë Publike, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Tetova tha se Ligji gjithsesi se do të vihet në votim dhe se është optimist se do të sigurohet shumica e nevojshme për miratim. Zaev theksoi se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë arsye shtesë dhe motivim që vendet anëtare të sjellin vendim pozitiv për datën për zgjerim.

“Ka nisur, kishte debat punët filluan të lëvizin. Ligji do të vjen në votim. Shpresoj se Qeveria do ta miratojë javën tjetër që të mund deri në shpërndarjen e Kuvendit të vendoset në plenare. Jam optimist parasegjithash për shkak të përgjegjësisë se do të mblidhen forcat, do të sigurohet shumica e nevojshme, dashtë Zoti edhe konsensus, por shumica e nevojshme është 80 deputet, për shkak se ekzistojnë dy të vërteta, ligji duhet të miratohet, ne do ta sjellim ose para ose pas zgjedhjeve. Nëse e sjellim para zgjedhjeve do ta ndihmojmë shtetin shumë më tepër me atë që do të japim argument shtesë në pjesën e reformave të pakushtëzuara të cilat BE-ja i konfirmoi se nga ana jonë kanë mbaruar, kjo do të jetë arsye shtesë dhe motivim për vendet anëtare dhe vet eurokomisionerin të sjellin vendim pozitiv kur do të vendosin për datën për zgjerim. Pres nga të gjithë deputetët, kur nuk jemi të ngarkuar me PSP-në, lëndët janë siguruar, janë nën kontrollin e Joveveskit, janë në procedurë gjyqësore, vazhdojnë edhe më teje me para-hetimet, hetimet, aty ku ka argumente, besoj se kapaciteti shtetëror i parlamentit do të tregohet në vepër që të votohet ligji, nëse nuk votohet do të shohim kush nuk ka votuar dhe kush si është përcaktuar. Përfundimisht besoj se mund të mblidhen fuqitë që të sigurohet shumica e dyfishtë. Nëse nuk sigurohet shumica, ligji mbetet pas zgjedhjeve”

 

.

loading...

Të ngjajshme

Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 34 gradë

shprehja

Spanja lehtëson edhe disa masa të izolimit

shprehja

Kina raporton vetëm dy raste të reja me Covid-19

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë