June 23, 2021
Portali Shprehja

Zaev: Nëse “E Majta” shtyhet me VMRO-në për bllokime të ligjeve, rezultatet do t’i marrin në zgjedhje

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev sot ka komentuar bllokimin e Ligjit për Shtetësi nga “E Majta” dhe VMRO-DPMNE-ja, transmeton Alsat. Zaev tha se nëse këto dy parti vazhdojnë të shtyhen për të bllokuar institucionet, rezultatin do ta marrin në zgjedhje.

“Nuk e kuptoj logjikën e “Të Majtës”. Nëse shtyhen me VMRO-DPMNE-në se kush më tepër do të bllokëjë ligje, rezultatet do ti marrin në zgjedhje. Ligji për Shtetësinë është për të gjithë qytetarët tanë”

Ndryshe, “E Majta”  dje njoftoi se përmes fjalimeve maratonë do ta bllokojë pr/ligjin për shtetësi. Në vend të debatit mbi amendamentet edhe VMRO-ja zvarriti punën e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri me fjalime procedurale. Opozita shqiptare iu bëri thirrje deputetëve të mos luajnë me fatin e bashkëqytetarëve të tyre të cilët nuk kanë shtetësi.

.

Të Ngjajshme

Bekteshi: Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por shërben për të mbrojtur ambientin

admin

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

admin

Dasmat dhe ahengjet tjera në ambiente të mbyllura, Bekteshi: Kjo nuk varet vetëm nga Ministria  e Ekonomisë

admin

Leave a Comment