December 3, 2020
Portali Shprehja

Zaev: Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshilli të Sigurimit deklaroi se më së voni deri nesër do të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit.

Në lidhje me: Filipçe: Pas shpalljes së gjendjes së krizës, do të kemi në dispozicion edhe kapacitetet e spitaleve private

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi kryeministri Zaev.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk përjashtohet mundësia për një mbyllje të re, por që sipas tij për momentin kjo nuk po shqyrtohet.

“Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore, por për momentin nuk po shqyrtohet kjo mundësi. E dini se kjo është nën kompetenca të Komisionit. Detyra ime është të informojë qytetarët që gjendja e krizës nuk ka lidhje me orën policore”, pohoi Zaev.

Ndryshe, gjendja e krizës jep mundësi që Qendra për Menaxhim me Kriza të drejtojë situatën duke formuar shtabe lokale në 80 komuna si dhe mundëson që shteti të merr kompetenca për menaxhimin me të gjitha kapacitetet private dhe shtetërore në vend.

Më tepër: Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon shpalljen e gjendjes së krizës

The post Zaev: Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

33 viktima dhe 946 raste të reja me COVID

admin

Qeveria miratoi rekomandimin e KSI-së për hapjen e ski-qendrave

admin

Hoxha: Propozimi “e diela ditë jo pune”, javën e ardhshme në seancë të qeverisë

admin

Leave a Comment