June 20, 2021
Portali Shprehja

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

Identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, kështu ranë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe komisionari për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheji pas takimit në Bruksel, njoftojnë nga Qeveria. Në takim kryeministri Zaev theksoi se i vlerëson përpjekjet e Komisionit Evropian dhe se pret një nivel të përshtatshëm të bashkëbiseduesve dhe bashkëpunëtorëve nga Bullgaria, transmeton Alsat. Zaev tha se qeveria teknike në Bullgari mund të jetë një mundësi për zgjidhje, por që sipas tij edhe pala tjetër duhe të tregojë gatishmërinë dhe angazhimin për zgjidhje.

“Ne jemi gati për bisedime, besojmë se duhet të kemi edhe një përpjekje tjetër në periudhën e ardhshme, por kolegët tanë në Bullgari dhe të gjithë në Bashkimin Evropian duhet ta dinë se ne as nuk do të flasim dhe as nuk do të negociojmë për identitetin tonë dhe se të gjitha përpjekjet për t’u parashtruar këto kërkesa në tryezën e bisedimeve do të refuzohet nga pala maqedonase, theksoi Zaev.

.

Të Ngjajshme

Një në tre qytetarë në Maqedoni të Veriut nuk e dinë kush është kryetari i komunës së tyre

admin

Pritje të shumta në Tabanoc për të hyrë në Maqedoni

admin

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

admin

Leave a Comment