October 28, 2020
Portali Shprehja

Zaev: Platformën nacionale për mësim online do të jetë në 5 gjuhë

Platforma për mësimin online sipas kryeministrit Zoran Zaev paraqet bazë të mirë ëpr arsim cvilësor. Ajo do të jetë në 5 gjuhë.

“Pandemia na tregoi se si shtet duhet shume të mësojmë, përfshi edhe procesin arsimor. Pandemia në e imponoi atë se pse na duhet sistem arsimor që është në kondicion të mirë. Jemi krenar që krijuam platformë nacionale për mësim online. Kjo na inkurajon dhe na jep shtytje që të punojmë edhe më tutje. Kjo platformë është shumë e thjeshtë për përdorim, shpresojmë se do ta duan edhe nxënësit edhe mësimdhënësit. Kjo platformë do të jetë në 5 gjuhë. Kjo përvojë do të na tregoj se si në të ardhmen do t’i planifikojmë investimet në arsim”, tha Zoran Zaev, kryeministër duke shtuar se ai dhe Qeveria do të ofrojnë mbështetjen e pa-rezervë për implementimin e kësaj platforme.

“Ne si qeveri dhe unë si kryeministër e japim mbështetjen e pa-rezervë për implementimin e kësaj platforme. Ju ftoj dhe ju prindër që të jeni partner me mësimdhënësit. Të nderuar mësues ju jeni kyç në këtë proces. Shteti do të vazhdoj ta vlerësoj mundin dhe kualitetin e juaj. Besoj se kjo platformë do t’ju shërbej dhe do t’i forcoj kapacitetet e sistemit tonë arsimor. Të dashur fëmijë, të dashur nxënës, e ardhmja është në teknologji. Mësimi i mirë ndërton qytetarë të lirë dhe forcon ekonominë dhe demokracinë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Të Ngjajshme

Tetovë, rritet përqindja e të infektuarve me koronavirus

admin

ISHP forcon kapacitetet kundër pandemisë, brenda ditës do të realizohen 150 teste më tepër

admin

Pas infektimit të Spasovskit më Kovid-19, anketë epidemiologjike në MPB dhe Qeveri

admin

Leave a Comment