June 23, 2021
Portali Shprehja

Zaev: S’ka negociata të fshehta me Sofjen, nuk pranojmë deklaratën e Parlamentit bullgar

Kryeministri Zoran Zaev hodhi poshtë akuzat e opozitës maqedonase për marrëveshje sekrete me Sofjen. Zaev, i prerë se e vetmja gjë që negociohet me palën bullgare është propozimi portugez. Ai tha se deklarata e miratuar nga parlamenti bullgar është e papranueshme dhe se çështjet e identitetit janë të paprekshme. Zaev tha se për momentin që negociohet me Sofjen nuk mund të jep më shumë detaje, ndërsa do të ishte i gatshëm për duel me Mickoskin sapo negociatat të përfundojnë.

Nuk kemi negociata për të bërë ndonjë marrëveshje të re me Bullgarinë, e kemi Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë. Kërkohen formulime për kornizën negociuese, që e miraton Këshilli Evropian. Vendimi është atje, nuk vendoset diçka në Bullgari apo Maqedoni të Veriut. Propozimi për të cilin negociohet në institucionet e BE-së dhe në aspekt dypalësh mes dy vendeve është propozimi portugez. Shqetësimet e opozitës, këto statuse të papërgjegjshme në Facebook dhe komente në opinion nuk i sjellin dobi shtetit”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita maqedonase insiston për detaje nga marrëveshja sekrete, që siç pretendon, po përgatiten ta nënshkruajnë kryeministri, Zaev dhe Përfaqësuesi Special, Buçkovski me autoritetet në Sofje. VMRO DPMNE-ja këmbëngulë se bëhet fjalë për marrëveshje me të cilën Deklarata e Parlamentit bullgar do të bëhet pjesë e kornizës negociuese për vendin e me të cilën sipas opozitës, do të mohohet gjuha maqedonase, KAÇKM-ja dhe lufta anti-fashiste. Kjo parti kërcënon me protesta masive.

Këto ditë Zaev me Buçkovskin po negociojnë diçka për të cilën paralajmëroi në intervistën skandaloze një vit e gjysmë më parë, se do të nënshkruajë aneks ose formë tjetër të garancisë që do të thoshte pranimin e pozicioneve anakronike që u miratuan në Deklaratën e Parlamentit bullgar. Të njëjtat janë në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase dhe shkelin të drejtat dhe liritë evropiane të çdo kombi. Vetë Zaev atëherë tha se ishte afër zgjidhjes, por reagimi i publikut ishte e vetmja gjë që e pengoi  ta bënte atë tradhti”, pohoi Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE.

Ndonëse u paralajmërua se këtë javë vendi do t’ia dorëzojë Sofjes e Brukselit udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017, një gjë e tillë nuk ndodhi. Qeveria tha se për këtë çështje po punon Ministria e Jashtme, por dikasteri i jashtëm nuk dha detaje për Alsat as rreth asaj se kur do ta dorëzojë dhe as rreth përmbajtjes së tij.

Anesa Salihu

.

Të Ngjajshme

Bekteshi: Këtë vit nuk do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Bekteshi: Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por shërben për të mbrojtur ambientin

admin

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

admin

Leave a Comment